Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Erdha në zyrë në orën 9 por nuk ishe, Kosovën e mbrojmë me jetë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reeguar në Facebook lidhur me mungesën e tij në takimin e organizuar ditën e sotme me opozitën me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj shprehet se ka qenë në zyrën e Kurtit në orën 9, por ai nuk ishte aty.  “Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo” shprehet ai.

Gjatë këtij takimi që u realizua sot  është diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri. Pas përfundimit të takimit askush nuk është prononcuar për media. Pavarësisht mungesës së tij në takim Haradinaj shprehet se gjithmonë do ta mbrojë Kosovën.

Mesazhi i plotë:

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!

Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!

Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!

Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.

Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!” shkruan Haradinaj

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img