Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Haradinaj flet për marrëdhëniet me Ramën: Të mos mbetemi peng i së shkuarës, bashkëpunojmë për interesin e kombit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Marrëdhëniet mes ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe Edi Ramës duket se i janë kthyer normalitetit, pas një sërë akuzash të forta dhe padi për shpifje ndaj njëri-tjetrit.

Këtë e dëshmoi vizita e djeshme e Haradinajt në Tiranë, ku u prit në një takim nga kryeministri Rama.

Por i pyetur rreth mosmarrëveshjeve, Haradinaj u shpreh se ato i përkasin të shkuarës. “Nuk duhet të mbetemi peng i së kaluarës, por të dimë të ecim përpara për interesin e kombit”, u shpreh ai.

“Besoj që janë tejkaluar shumë situata që i kemi pasur në të kaluaraën. Tani jemi në një situatë të re të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në interes të ndërsjelltë, tani është kohë mjaft e vështirë në Kosovë, rritja e çmimeve, probleme me energjinë, ishte e mirë kur Shqipëria na ndihmoi gjatë dimrit.

Ne nuk guxojmë me mbet peng në situata të kalume dhe mos me dit me ec për interesin e kombit në këtë rast”, tha Haradinaj në një intervistë për AbcNews.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img