Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Haradinaj: E lus kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, në një deklaratënë një emision u shpreh se është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, si dhe i ka bërë një kërkesë publike kryeministrit Rama që të merret me përgjegjësitë që i takojnë si kryeministër në Shqipëri dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. 

I ftuar në emisionin Pressing përballë gazetarëve Leonard Kërquki dhe Berat Buzhala në televizionin T7, kryeministri Haradinaj tha se darka me liderët e koalicionit qeverisës, me presidentin Thaçi dhe me kryeministrin Rama, ishte ideja e këtij të fundit.

Nëqoftëse në Bruksel e dijnë që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëhere si do të jete figurë e besueshme ai për Brukselin dhe për Berlinin. E lus kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta. Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord, por jemi edhe ne ktu’.

Haradinaj foli edhe për rolin e Baton Haxhiut në çështjen e kufijve.

Unë e shoh Batonin të përfshirë skajshmërisht në një agjendë që nuk është edhe aq e rëndësishme për të. Nuk duhet me marr ma shumë rol se çke.

Aktualisht lidershipi jonë politik shqiptar në të dyja anët e kufirit, është në pozita të kundërta për afrimin në BE, prekja e kufijve të Kosovës, kthen një precedent në Ballkan  që Putini e ka përmendur dy-tre raste në disa deklarata të tij. Pse përshembull forcat politike opozitare proevropiane në Serbi po e kundërshtojnë Vuçiçin për çështjen e kufijve me Kosovën, pasi kështu edhe Serbia largohet nga rruga drejt BE-së’, u shpreh Ramush Haradinaj.

Më shumë

spot_img