Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Haradinaj bën deklaratën e fortë për taksën: Kurrë mbi këtë dhe...

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj bën deklaratën e fortë për taksën: Kurrë
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe njëherë se taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.

Gjatë intervistës për RTV 21 Haradinaj shtoi edhe se nuk do të lejohet që heqja e taksës 100% ndaj Serbisë të jetë kusht për vazhdimin e dialogut.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e heq, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me heq, ai s’po don me na njoftë, s’po don fqinjësi, po don na me ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu Kryeministri i Kosovës shtoi se nëse Mogherini nuk do që të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta kërkojë dialogun.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll