Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
63 %
5.7kmh
75 %
Sht
14 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Hapte themelet për të ndërtuar pallat dhe mbetjet i hidhte në ambjent të hapur në Tiranë, gjobitet 27-vjeçari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

85d7bb2baf926476b8ceafcf7ffcb8ef

Policia e Tiranës ka gjobitur një 27-vjeçar, pasi mjetet në pronësi të tij që gërmonin për hapjen e themeleve të një godine shumëkatëshe, mbetjet i hidhnin në një ambient të hapur.

Bëhet me dije se është preceduar penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasi J. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5 kanë konstatuar 4 mjete në pronësi të shtetasit J. Z., duke gërmuar për hapjen e themeleve të një godine shumëkatëshe, mbetjet e së cilës i depozitonte në një ambient të hapur, pa asnjë kontratë me shoqërinë investitore për ndërtimin e këtij objekti.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin J. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img