Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapte profile fallso në rrjetet sociale dhe bënte pornografi me të miturit, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë (DETAJE NGA HETIMI 2-VJEÇAR)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e pornografisë me të mitur në rrjetet sociale.

Në pranga ka rënë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme. Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni "Zbulimi", për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e pornografisë me të mitur në rrjetet sociale.

Si rezultat i operacionit, pas një hetimi dyvjeçar, është identifikuar dhe goditur një rast duke vënë në pranga një 37-vjeçar.

Nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Zbulimi”.

Pas një hetimi dyvjeçar duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me informacionin e marrë nga partnerët ndërkombëtarë për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C - Hetimi i Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin:

I. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme. Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Policia e Shtetit apelon për më shumë kontroll të prindërve ndaj fëmijëve  gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe për çdo rast të abuzimit në rrjetet sociale me fëmijët e tyre, qytetarët të denoncojnë pranë Njësisë C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike [email protected].

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.