Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapja e spitalit Memorial të Fierit, Brataj: Filloi për herë të parë trajnimi i personelit mjekësor

Shkruar nga Newsbomb
Hapja e spitalit Memorial të Fierit, Brataj: Filloi për herë

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj thotë se ditën e djeshme ka nisur për herë të parë trajnimi i personelit mjeksor të spitaleve rajonale të jugut në spitalin memorial të Fierit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Brataj shkruan se kanë folur për temën e trajtimit të "Strokut” dhe se përgatitja e stafeve mjekësore me protokolle bashkëkohore për kryerjen e trompolizë është vendimtare bë shtëpitimin e jetës dhe uljen e invalitetetit.

“Ditën e djeshme filloi për herë të parë trajnimi i personelit mjeksor të spitaleve rajonale të jugut në spitalin memorial të Fierit. Tema: Trajtimi i Strokut (Iktusi iskiemik), është një shërbim terciar që do të ofrohet qytetarëve shqiptar, kryesisht të rajonit të jugut. Kjo sëmundje është kohë dipendente për të cilën duhet ndërhyrë brenda tre orëve nga shfaqja e simptomave. Përgatitja e stafeve mjeksore me protokollet badhkëkohore pë kryerjen e trombolizës është vendimtare në shpëtimin e jetës dhe uljen e invaliditetit. Punë të mbarë stafit dhe spitalit memorial të Fierit(Jugut)” shkruan Brataj.

Kujtojmë që spitali i fierit hapi dyert më 27 maj dhe priti pacinetët e parë me një ekip shqiptarë turk.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu