Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën këtë të shtunë me pamjet e rrugës së re që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Nga pasditja e djeshme, 2 dhjetor, qarkullimi është hapur dhe për mjetet që shkojnë drejt aeroportit.
“Mirëmëngjes, dhe me rrugën e re drejt aeroportit “Nënë Tereza”, e hapur prej ditës së djeshme për qarkullimin e automjeteve, që lehtëson lëvizjen e automjeteve dhe iu vjen në ndihmë banorëve të zonës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.