Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapja e negociateve, Komiteti i Çështjeve Evropiane bisedime online me deputetët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Komiteti i Çështjeve Evropiane ditën e sotme do të zhvillojë një takim online me deputetët e paralamentit Shqiptarë.

H.S. Veldman, P.H. Omtzigt, A. Bosman, A. van Ojik janë deputetet hollandezë të Komisionit për Çështjet europiane që marrin pjesë në takim.

Bëhet me dije se çështja e takimit do të jetë në lidhje me hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE.

Arsyeja për këtë është progres-raporti i BE-së që Komisioni Evropian publikoi këtë muaj dhe mbi të cilin Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme pritet të marrë një vendim muajin tjetër.

Mësohet se takimi do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:30-17:30.

Hollanda është një nga shtetet që është kritike për hapjen e negociateve me Shqipërinë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu