Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Hapja e negociatave varet nga Vettingu, Danielsson-Gjosha: Të nisë zbatimi i ligjit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Drejtori i Përgjithshëm I Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson, diskutuan të mërkurën në Tiranë rreth progres raportit për Shqipërinë, i publikuar një javë më parë në Bruksel, ku jepet një rekomandim me kusht për çeljen e negociatave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit, Danielsson tha se hapja e negociatave për Shqipërinë varet nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe posaçërisht i ligjit të Vettingut.

“Ajo që duam të shikojmë nga Shqipëria është një zbatim i qartë i reformës në drejtësi dhe në veçanti i ligjit “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që njihet si ligji i Vettingut”, tha Drejtori në KE.

Duke vlerësuar përpjekjet e bëra nga Shqipëria në procesin e reformave, ai kërkoi vazhdimësi në këtë drejtim.

Komisioni e bën të qartë në raport se pritshmëria jonë është që të shohim vazhdimësi sa i takon punës së madhe që duhet bërë në të gjitha fushat, dhe sidomos në drejtësi, por dhe në gjithë elementët e 5 prioriteteve kyçe për vendin. Kjo ka të bëjë me konsolidimin e ecurisë së arritur deri tani, por dhe në ecjen përpara në drejtim të luftës kundër krimit, korrupsionit, reformës në administratën publike, thelbësore mbetet menaxhimi i financave publike, respektimi i të drejtave të njeriut e minoriteteve, por dhe zbatimi i ligjit zgjedhor, që është kryesor në ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë.

Danielsson siguroi se Komisioni Europian do të vazhdojë të mbështesë gjithë përpjekjet e Shqipërisë sa i takon reformave, reformës në drejtësi, për të cilën ne do të japim mbi 70 milion euro, por dhe do të vazhdojmë mbështetjen tonë në shumë drejtime të tjera.

Sa i takon një date për çeljen e negociatave, zyrtari europian tha se rekomandimi i Komisionit do të diskutohet nga shtetet anëtare, të cilat do ta japin gjykimin e tyre në dhjetor të këtij viti.

Por, shtoi ai, siç ndodh me procesin e zgjerimit, do të jenë përpjekjet dhe meritat që do të ketë vetë Shqipëria, ato që do të përcaktojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të ndiqen ndaj saj.

Rekomandimi pozitiv që ka dhënë KE, vijoi Danielsson, është i qartë: hapja e negociatave, do te jetë në varësi të zbatimit të besueshëm dhe të mirë të reformës në drejtësi në përgjithësi, dhe të Vettingut në veçanti.

Ndërsa ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se rekomandimi duhet të shërbejë për vazhdimin e dialogut dhe se duhet t’i kushtohet vëmendje çdo rreshti të raportit.

Më e rëndësishme se data e çeljes së negociatave, nënvizoi ajo, është nisja nga zbatimi i ligjit të Vettingut.

“Ne duhet ta mirëkuptojmë procesin dhe të presim vendet anëtare për vendimmarrjen e tyre në dhjetor, për mënyrën si do të gjykojnë ato mbi rekomandimin pozitiv të Komisionit. Por, e rëndësishme, në këtë proces të gjatë e kompleks, nuk është data në vetvete, por presioni që ne të gjithë mund të bëjmë për të nisur sa më parë procesi i Vettingut. Kjo do të jetë dhe data kur Shqipërisë do i jepet mundësia për të vazhduar me bisedimet për anëtarësim”, tha ministrja.

Më shumë


spot_img








spot_img