Hapësire reklamuese

Politikë

Hapja e negociatave, reagon Basha: Një hap i madh për Shqipërinë, u plotësua një ëndërr e shqiptarëve! Tani të përmbushen kriteret

Shkruar nga Newsbomb
Hapja e negociatave, reagon Basha: Një hap i madh për

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas hapjes së negociatave ditën e sotme në Bruksel.

Përmes një postimi në "Tëitter", Basha shkruan se ky vendim i BE është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Deputeti më tej shton se hapi i sotëm është edhe një detyrim për të përmbushur kriteret nga lufta kundër krimit të organizuar te liria e medias

“Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë shqipërinë si Evropa", shkruan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu