Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Hapja e negociatave, Hahn: Mosdhënia e datës për Shqipërinë do të ishte një gabim politik i BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar se fillimi i negociatave për anëtarësimin në BE për Maqedoninë dhe refuzimi i kandidaturës së Shqipërisë do të ishte një gabim i madh politik për BE-në.

Duke folur për median e njohur ndërkombëtare ANSA, Hahn ka theksuar se shtetet anëtare shpesh vendosin për arsye të lidhura me politikën e brendshme, por që shihet një optimizëm në dhënien e datës për Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerim i BE, i ka bërë këto komente vetëm një javë përpara Samitit të  liderëve të BE-së më 17-18 tetor.

Kujtojmë se një javë para vendimit, Franca e Macron vendosi që të ishte kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë ndërsa Gjermania dha mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë.

‘Shtetet Anëtare shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtë me politikën e brendshme, por disa sinjale joformale bëjnë që unë të jem optimist’, ka thënë Hahn për ANSA, duke theksuar se ai ka parë një gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga Franca.

Më shumë

spot_img