Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Hapja e listave, Gjiknuri në Këshillin Politik: Së bashku me koalicionet, të rregullohen në kodin zgjedhor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8c772abcf528603dc601b5084b456617

Partia Socialiste reagon pas propozimit të Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave me kusht që të mos preken koalicionet parazgjedhore.

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë me dije se përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri është shprehur se amendamenti i opozitës parlamentare nuk e pengon hapjen 100% të listave, por kjo dhe çeshtja e koalicioneve mund të rregullohen në kodin zgjedhor.

“Amendamenti kushtetues i opozitës parlamentare krijon mundësinë për të adresuar të gjitha shqetësimet dhe meraqet që ka PD. Amendamenti nuk pengon hapjen 100% të listave por vë një dysheme duke thenë jo më pak se 2/3 e hapur. Edhe çështja e formulimeve për koalicionet edhe për 100% hapje listash është e mundshme të rregullohen në kodin zgjedhor. Nëse doni pastaj të bëni propozime në formë amendamentesh kushtetuese duhet ndjekur rruga parlamentare me firmat,” mësohet të jetë shprehur Gjiknuri në Këshllin Politik.

Propozimi për hapjen e listave u bë fillimisht nga përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, e cila kërkoi hapjen 100% të listave, dhe jo 1/3. Kjo nismë u mbështet nga kryeministri Edi Rama i cili shtoi edhe ndryshimin kushtetues për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Së fundmi Basha tha se pranon hapjen e 100% të listave, me kusht që të mos preken koalicionet parazgjedhore dhe formula e shpërndarjes së mandateve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img