Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Hapja e listave, Balla përplaset me gazetaren: Drafti i PS i përmbledh të gjitha propozimet! Hajde mbaj ti konferencë dhe shpjego formulën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b36b3ef94fff628ffeb4d9a695dcbc5c

Pas mbledhjes me kryeministrin Edi Rama, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ka folur në lidhje me draftin e propozuar nga PS për hapjen e listave, ku ka thënë se drafti i ka përmbledhur të gjitha propozimet.

Gazetarja Ambrozia Meta e ka ndërprerë duke i thënë se drafti sipas saj nuk përmban lista të hapura dhe se është i paqartë.

Mirëpo teska ajo filloi të referonte, Balla pasi e ka dëgjuar deri në fund, me ironi i thotë që të mbajë ajo një konferencë dhe të shpjegojë draftin.

“Në Kuvend do të depozitohen ndryshimet. Siç jemi informuar nga opozita parlamentare, janë bërë disa propozime nga ana e tyre. Ata do ti çojnë në Komisionin e ligjeve për diskutim. Shpresoj që edhe opozita joparlamentare të vazhdojë diskutimin. E nxis PS dhe LSI dhe partitë e tjera të kontribuojnë me propozimet e tyre. Por drafti i propozuar prej nesh i ka marrë 100% të gjitha propozimet  e bera deri tani. Listat janë të hapura, sepse çdo kandidat do të marri vlerësim me votë nga ana qytetare.

Sepse ligjvënësit e Austrisë Çekisë… kanë analizuar prej shumë vitesh dhe kanë konkluduar në një formë e cila nuk është aspak e vërtet që një kandidat duhet të marrë më shumë vota se partia. (nderpritet nga gazetarja)

Pas  komunikimit tim mbani një konferencë për media dhe shpjegoni formulën. Ky është një diskutim që do ndodhë shpesh sa herë të jem para jush, me ju dhe telvizionin tuja. Unë po iu them se këtë formulë e kanë shpikur shumë vende para nesh. Modeli më i mirë që duhet të zgjedhi Shqipëria janë vendet që unë listova më lart. Padyshim që ka këndvështrime, sikurse dhe ju e thatë, që mund të përzgjidhet dhe modeli i Kosovës”, tha Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img