Hapësire reklamuese

Politikë

Hapja e fushatës së PD-së me mijëra qytetarë, justifikohet Bardhi: I kërkuam të rrinin në makina, por situata na doli nga kontrolli

Shkruar nga Newsbomb
Hapja e fushatës së PD-së me mijëra qytetarë,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka pranuar se situata në mbrëmjen e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, ditën e hapjes së fushatës zgjedhore u doli nga kontrolli.

I ftuar në emisionin “Java”, drejtuesi politik i PD në Elbasan tha se qëllimi i tyre nuk ishte aspak të shkaktonin grumbullime masive, por që qytetarët nuk përmbaheshin dhe të qendronin brenda makinave.  

“Nuk ishte qëllimi ynë që të kishim grumbullime masive. Donim që qytetarët të futeshin dhe të qëndronin në makina, por situata na doli nga kontrolli. Ju e keni parë shumë mirë që vetë kryetari i PD-së i ka respektuar të gjitha masat vetë, vendos maskën. Ne kemi bërë edhe dje thirrje për ruajtje distance dhe për mbajtjen e maskës, por nuk u bë e mundur", tha Bardhi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu