Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, Basha: Premtim i pambajtur

Shkruar nga Newsbomb
“Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, Basha:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë aktivitetit “Përballja me të kaluarën/ Multiperspektiva në histori”, një aktivitetit për 33-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha tha se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është një premtim i pa mbajtur.

Basha në fjalën e tij tha se PD e ka dërguar në Parlament propozimin për hapjen e plotë të dosjeve që sipas tij po përdoren për të ushtruar presion.

PD ka dërguar në parlament një propozim i cili synon lustracionin, hapjen e plotë të dosjeve edhe si shërbim ndaj demokracisë, eleminim i atyre që kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosjet, për të ushtruar presion, hapja e dosjeve është një premtim i pa mbajtur, dështim pa asnjë ekzagjerim epokal, në periudhën që po përjetojmë, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur të Ballkanit Perëndimor siç është Serbia e Vuçiç.

Ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri. Të hedhim tutje mitet e rreme, të largojmë mbeturinat brenda vetes sonë. Ta nxjerrim shoqërinë shqiptare nga hijet e të shkruarës, pavarësisht formave e mënyrave që na serviret.

Sot është një ditë për t’ju kthyer emocioneve të gëzueshme, të përmbys së frikës ato 24 orëve të 20 shkurtit dhe të zotohemi që ato emocione t’i kthejmë në normalitet për Shqipërinë e shqiptarët. - tha Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese