Hapësire reklamuese

Social Bomb

Hapini Sytë Njerëz!

Shkruar nga Newsbomb

NGA ZAMIRA ÇAVO Na ka pllakosur një dëshpërim kolektiv dhe e gjithë bota na duket gri. Na duket se po përgatitemi për një “Sherr të madh”! Në të vërtetë kjo nuk është kriza jonë. Këtë krizë po mundohen të na e fusin në mëndje, në shpirt në ëndrra, duke na trembur se nëse nuk mbani njërën apo tjetrën anë do “digjemi” nga ajo cka na pret.

Por kriza e vërtetë është e krimit politik e mafias ekonomike, është e medias dhe e asaj që quhet Elitë kulturore. NUK është kriza jonë! Atëherë pse jemi stresuar si popull? Pse rrimë e dëgjojmë brockullat a të ashtuquajturve opinionistë që zëvëndësojnë njeri tjetrin nga njëri ekran në tjetrin? Si jemi katandisur kështu? Si kemi arritur që nga mëngjesi në darkë të grindemi me njëri tjetrin duke nxirë jetën tonë? Si ka mundësi që nuk përpiqemi të paktën të gjykojmë me mëndjen tonë dhe jo të politikës apo medias?

Me xhepat bosh vazhdojmë të mbajmë anën e Berishës Metës apo Ramës… Të papunë e shqetësohemi se cfarë mendon Berisha apo Rama që realisht janë shkaktarët e gjendjes sonë të mjerueshme. Bëjmë tifo, madje shkojmë edhe në protesta për tju hakrruar njërit apo për të mbrojtur tjetrin, pa asnjë lidhje me jetën tonë të përditshme. Ata jetojnë në parajsë dhe ne luftojmë që ata të mos largohen që aty!

Dhe e dini pse? Sepse ne harrojmë shpejt, sepse ne manipulohemi shpejt! Si mund të harroni 97-tën, 21 janarin, shkatërrimin e vendit, shitjen e tokave, shkatërrimin e pyjeve, lumenjve, minierave, dhe … pasurimin e kësaj shtrese që u pasurua pikërisht se Ne nuk ditëm të luftojmë për vete.

Largohuni nga ekranet ku zija që ka rënë mbi kryet e maskarenjve të mos bjerë në shpirtrat tanë! Braktisni opinionistët që pasurohen duke shkatërruar mendjet tona! Lerini të hanë kokat e njeri tjetrit e mos u bëni palë dhe do shihni se do jemi më mirë! Sepse Ata që kërkojnë të na hedhin pasojat e krizës mbi shpatullat tona, ata ushqehen nga interesimi ynë!

Largojeni mjergullën nga sytë dhe shihni përrreth jetës suaj, familjes suaj, shoqërisë suaj dhe do kuptoni shumë më tepër se sa një “arrëstim” apo” lirim”! Ata nuk ndalen para asgjëje. Përdorin gjithcka që interesimi ynë ndaj tyre të jetë sa më I madh. Përdorin artin, fëmijet, madje dhe programet “sit ë gatuajmë”… ata nuk lenë mjet pa përdorur që ne të jëmi nën këmbët e tyre. Hapni sytë njerëz! Hapni sytë se nga stresi, nga pesimizmi se ky vend nuk bëhet po shkatërrojmë shëndetin tonë, dhe skemi para të kurohemi në “shëndetësinë falas”. Hapni sytë se fëmijët po marrin nga ekrani modelin më të keq të mundur dhe nesër do tju vrasin për 5 para! Hapni sytë njerëz se jetën e kemi ne në dorë ta rregullojmë. Ama pa “këta!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu