Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është vlerësuar me çmimin prestigjoz të OKB-së për refugjatët.
Ajo është vlerësuar për vendosmërinë që ka treguar për të mbrojtur azilkëruesit gjatë përiudhës që ajo ishte në detyrë.
Merkel hapi dyert gjatë viteve 2015-2016 për më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues nga Siria të cilën largoheshin nga lufta.
Ditën e sotme komiteti përzgjedhës i UNCHR-së, vlerësoi dhe duartrokiti "udhëheqjen, guximin dhe dhembshurinë" e Merkelit.
Shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi përshëndeti vendosmërinë e Merkelit për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar.
Sondazh
Poll