Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Hapet pika doganore e Vermoshit, Rama: E dyta që na bashkon me vendin fqinj, qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot në pikën Grabom të Malësisë së Madhe është hapur një pikë e përbashkët kufitare me Malin e Zi, për të lehtësuar lëvizjen drejt Ballkanit të Hapur.

I pranishëm në inagurim ka qenë edhe kryeministri, Edi Rama i cili tha se kjo është pika e dytë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi.

Përmes kësaj pike Rama tha se njerëzit do të lëvizin lirisht, teksa ka shtuar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i urës përmes së cilës do të lidhet Velipoja me Malin e Zi, me shpresën se shumë  shpejt të hiqen dhe kontrollet, që qytetarët të udhëtojnë pa e ndjerë se po kalojnë nga një shtet në shtetin tjetër.

Gjithashtu, kryeministri ka ftuar Malin e Zi pa humbur kohë të përfshihet në inciativën “Ballkani i Hapur”,ku pjesë e kësaj nisme është Servia dhe Maqedonia e Veriut.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Një lajm i mirë për të gjithë ata që përdorin këtë rrugë dhe nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze për të kaluar përmes kësaj pike duke u ndjerë qytetarë të denjë të dy vendeve tona.

Megjithatë, nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë dinjitoze dhe as të hapësh një pikë të re doganore nëse së bashku ne nuk i heqim të gjitha barrierat, nëse së bashku ne nuk e bëjmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minutë në pritje të indetifikimit të dokumentave.

Pavarësisht me standarte të bashkimit  përsëri kamionët që do të lëvizin nga Mali i Zi ose drejt Shqipërisë duhet të presim për kontrolle dhe duhet të bëjnë edhe dy kontrolle në një numër të konsiderueshëm rastesh dhe kjo nuk shkon,  ne duhet ta ndryshojmë sa më parë.  Së shpejti siç kam folur në Tiranë ne do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me pjesën e këtejme Shtoin dhe unë nuk e kuptoj dot,  ne do të ndërtojmë një urë e cila është një urë kalimi turistik dhe aty do të kemi përsëri kontrolle.

Shpresoj që paralelisht me ndërtimin e urës ne të bëjmë edhe shëmbjen e të gjitha bariereve të natyrës monografike të gjitha barierat të ndikimit të njerëzve dhe ajo urë të ketë një urë kalimi nga një anë e lumit në anën tjetër për të gjithë pa pasur nevojë të ndjeheni sikur aty po ndahemi nga një shtet për të shtuar në shtet tjetër. 

Të angazhohemi për ta bërë këtë hapësirë mes  vendeve një hapësirë ku ndryshojnë katër liritë e BE, lëvizja e njerëzve, mallrave kapiteleve dhe shërbimeve.

Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur.’’

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img