Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
55 %
1kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
5 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Hapet për qarkullimin e automjeteve ura e Tapizës, Balluku: Përfundoi para afatit, në Shtator nis puna për urën e Viroit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte e pranishme ditën e sotme në hapjen e urës së Tapizë për qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Balluku u shpreh se kësaj ure radhën e ka ura e Viroit, e cila përmbytet shpeshpër shkak të prurjeve të shumta në lumë. Ministrja e cilësoi urën e Tapizës një tjetër projekt të dorëzuar brenda afateve të përcaktuara.

“Për shkak të amortizimit dhe tërmeteve të vitit 2019 na është dashur që këtë skanim ta përshpejtojmë dhe kemi marrë të dhënat e këtij projekti. Kemi marrë të dhënat për 9 urat me më shumë rrezik dhe kemi nisur me urën e Tapizës.

Ura e Viroit lidh një aks kombëtar dhe për shkak të prurjeve të Drinos shpesh herë përmbytet. I kemi dhënë prioritet asaj ure. Jo vetëm urat që kanë probleme por edhe ato ura që i shërbejnë akseve kryesore kombëtare janë ndërtuar në një kohë të shpejtë. Kemi pasur si kriter jo vetëm sigurinë por shërbimin që ato kryejnë.

Ia dolëm të dorëzojmë edhe një punë tjetër të rëndësishme para afatit. Që qytetarët të kenë mundësinë për të kaluar në rrugë cilësore. Tani me planin e madh për të vazhduar me rikonstruksionin e urave ekzistuese të cilësuara me më shumë rrezik”, u shpreh Balluku.

Më shumë


spot_img









spot_img