Hapësire reklamuese

Politikë

Hapet për pushuesit rruga e re Palasë-Dhërmi, Balluku: Do të reduktojë trafikun e rënduar

Shkruar nga Newsbomb
Hapet për pushuesit rruga e re Palasë-Dhërmi, Balluku: Do të

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të premte punimet në rrugën Palasë-Dhërmi, e cila është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Balluku u shpreh se rruga është hapur në mënyrë provizore javët e fundit të sezonit, për pushuesit që vizitojnë zonën dhe do të ndihmojë në reduktimin e trafikut.

“Aksin Palasë-Dhërmi kemi vendosur ta hapim në mënyrë provizore këto javë të fundit, për pushuesit.

Rruga është pjesë e infrastrukturës së zonës. Do të ndihmojë që mos të kemi më atë trafik të rënduar që kemi pasur deri tani në rrugën nga Palasa deri në Dhërmi. Të gjitha ata që do aksesojnë zonën e Dhërmiut do përdorin këtë rrugë. Kjo rrugë parashikohet të lidhet me daljen e tunelit të Llogarasë. Fakti që kjo rrrugë do lidhet me daljen e tunelit e bën akoma më të rëndësishme.

Është një rrugë që ka akoma punë për të bërë. Kemi kërkuar edhe vëmendjen e policisë rrugore siç bëjmë për rrugët e reja ose rrugët që vazhdojnë të jenë në proces ndërtimi", u shpreh Balluku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll