Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Hapet nesër në Stamboll aeroporti më i madh në botë (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të hënën me pjesëmarrje të mysafirëve nga e gjithë bota do të bëjë hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Hapja e fazës së parë të aeroportit do të bëhet më 29 tetor, Ditën e Republikës në Turqi.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency, në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë mysafirë të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Deri më tani, siç njoftohet, mbi 50 zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ceremonia do të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:00, me një koncert të Orkestrës Simfonike të Presidencës së Turqisë.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img