
Muzeu i Forcave të Aramtosura në Bërzhitë ka hapur dyert për qyetarët. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, qytetarët të vizitojnë hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë.
Rama thotë se ky muze është një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Muzeu ka 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme.
Në pavijonin e parë janë të ekspozuara rreth 110 objekte që prezantojnë momentet më rëndësishme të historisë së Shqipërisë si Epoka e Skënderbeut, Pashallëqet, Lidhja e Prizrenit, Pavarësia dhe Lufta e Dytë Botërore.
Ambientet e reja të muzeut u përuruan një ditë më parë, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja për Rininë Bora Muzhaqi, ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deputetë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare etj.