Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapet me forcë dera e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali mbërrin në godinë

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiu i ri i Kavajës, Redjan Krali ka mbërritur pak më parë në godinën e Bashkisë.

Policia bashkiake ka bërë të mundur hapjen e derës së Bashkisë. 

Theksojmë që dera u mbyll nga zyrtarët e bashkisë, pas përfundimit të orarit zyrtar.  

Ndërkohë më herët është mbyllur protesta e militantët të PD përpara godinës, të cilët ndaluan hyrjen e kryebashkiaut të ri. 

Ata kanë protestuar prej mëngjesit të sotëm para bashkisë me brohorima.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.