Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapet "Kutia e Pandorës", akuza trukimi edhe për Vllaznia-Kukësi

Shkruar nga Newsbomb

Superliga Shqiptare është përfshirë plotësisht nga një valë akuzash e kundër-akuzash mes klubeve për trukim ndeshjesh. Pas ngritjes së akuzave ndaj klubeve për fiksim rezultati, në ndeshjet Flamurtari-Teuta  dhe Laçi-Partizani, dyshime të forta për trukim hidhen mbi  një tjetër takim. Fjala është për ndeshjen Vllaznia-Kukësi e luajtur në Loro Boriç, ku Kukësi  triumfoi  2-1 ndaj Vllaznisë.

Anëtari i Këshilllit Bashkiak të Shkodrës Erogen Vaso në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka akuzuar kuksianët se kanë bërë marrëveshje me një nga drejtuesit e klubit Vllaznia, ku kanë paguar 100 mijë euro për të marrë katër fitore ndaj Vllaznisë përgjatë gjithë sezonit.

Menjëherë, pas kësaj akuze ka reaguar klubi i Kukësit. Në një komunikatë klubi hedh poshtë akuzat e Vasos duke deklaruar se do të bëjë padi për prishje imazhi dhe shpifje ndaj tij.

Kjo është një përgjigje e mirë për ata të cilët kritikonin trajnerin e kombëtares De Biasi se kishte fyer futbollin shqiptar teksa ai kritikonte kthimin e lojtarëve të Kombëtares në kampionatin shqiptar pas eksperiencave jashtë vendit.

Prokuroria e Vlorës ka marrë në hetim pamjet filmike të ndeshjes Flamurtari-Teuta për të dalë në një rezultat: nëse ka patur trukim apo jo.

Tashmë "Kutia e Pandorës" u hap, në pritje të informacioneve të tjera se çfarë po ndodh me futbollin shqiptar. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese