Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës

Shkruar nga Newsbomb
Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës

Studiuesit dhe studentët do të mund të shfrytëzojnë dokumentacionin e Arkivit Qëndor Shtetëror nga qyteti ku jetojnë falë hapjes së Këndit Arkivor edhe në këtë qytet.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hapi në mjediset e bibliotekës së qytetit të Lushnjës, një projekt i rëndësishëm i institucionit i cili i shërben tanimë çdo qytetari aty ku jeton.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Prof.Asoc.Dr. Ardit Bido theksoi:

“Falënderoj Bashkinë dhe Bibliotekën e qytetit të Lushnjës që u treguan të gatshëm për zhvillimin e këtij projekti të DPA-së që i mundëson qyetetarëve të Lushnjës të njejtin shërbim si në Sallën e Studimit, në Tiranë”.

Të pranishëm për përurimin e këtij shëribmi të ri për qytetarët ishte Nënkryetarja e Bashkisë Lushnjë, Znj. Eriselda Sefa, Drejtori i Muzeut së qytetit, Z. Niko Ferro dhe Përgjegjësi i Bibliotekës, Z. Bledi Puka.

Të gjitha dokumentacionet që ruhen dhe mund të vihen në dispozicion të qytetarëve nga Arkivi i Shtetit tashmë janë lehtësisht të qasshme nëpërmjet platformës elektronike edhe në Këndin e ri Arkivor të Lushnjës.

Shumë shpejt këndet arkivore do të hapen edhe në qytete të tjera të vendit, siç ka ndodhur në shumë qytete të mëdha dhe të vogla në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu