Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Hapet gara për prokurorët e SPAK-ut, kandidatët dy javë kohë (KRITERET)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bbb6ad6d9c555bc5c745c3a3a8110d9a

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për hapjen e garës për për prokurorët që do të jenë pjesë e prokurorisë së posaçme.

Mësohet se mund të  kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumenteve pritet të bëhet brenda dy javësh.

“Emërimi i prokurorëve për prokurorin e posaçme është rritje në detyrë. Do të zgjidhen prokurorët me kriteret me të mira profesionale dhe morale për të qënë anëtar i SPAK. Magjistrati duhet të ketë ushtruar profesionin për 10 vite dhe të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar proçesin e rivlerësimit. Aplikimi s’do bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen  edhe me postë. Ligji parashikon afat dy javor për dorëzim të dokumenteve”- u shpreh kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img