Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapet gara për projektin e Tunelit të Llogarasë, Balluku: Puna do të nisë vitin e ardhshëm, do pëmirësojë imazhin e zonës

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë shpallur garën ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë.

Belinda është shprehur se ky projekt do të trefishojë numrin e turistëve. Sakaq, Balluku tha se ky projekt do të ndihmojë në ekonominë e vendit dhe që do të punësojë rreth 11 mijë puntorë.

“Jemi këtu sot për shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Me tunelin e Llogarasë, aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm për 10 minuta, nga 55 minuta që iu duhet aktualisht drejtuesve të mjeteve. Pa u mbyllur ky vit ne do të lançojmë garën për këtë projekt, brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne parashikojmë që të ketë nisur puna në kantier. Presim që të ketë një trefishim të numrit të udhëtarëve që do të zgjedhin që të kalojnë në këtë zonë, për shkak se shumë turistë sot vendosin që të mos kalojnë Llogaranë për shkak të vështirësive të rrugës. Ky tunel do të ketë  ndikim në ekoniminë e zonës. 550 deri në 650 milionë euro ndikim direkt dhe indirekt dhe punesim arrin deri ne 11 mije e 600 të punësuar. Kjo do të kontribojë në përmirësimin e imazhit të turizmit në Shqipëri,” është shprehur Balluku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.