Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Hapet gara për kryeprokurorin e Përgjithshëm, drejtuesi i KLP-së: Të gjendet personi i duhur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë sot garën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, ndërsa pritet të miratohet edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Në mbledhjen e sotme, KLP do miratojë procedurën e përzgjedhjes së drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Hapja e garës ishte paralajmëruar më herët nga drejtuesi i KLP-së, Gent Ibrahimi, i cili është shprehur se në fillim të muajit qershor, do bëhet e mundur emërimi i Kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar.

‘Të gjendet personi i duhur për këtë pozocion’, është shprehur Ibrahimi.

Kriteret:

Ndërkohë, ndër kriteret që duhet të plotësohen nga kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm janë: të kalojnë me sukses verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës së tyre, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990. Të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret. Të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi. Sipas ligjit, Këshilli do të rendisë tre kandidatët që plotësojnë kriteret dhe më pas do të dërgohen në Kuvend për votim.

Gjithashtu, KLP do vlerësojë edhe rezultatet e vlerësimit profesional të kandidatit në fushën e drejtësisë penale, integritetin moral dhe profesional, si dhe aftësitë organizative dhe drejtuese. Në rastet kur kandidatët kanë të njëjtën meritë, vlerësohet vjetërsia në ushtrimin e profesionit dhe eksperienca profesionale.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img