Hapësire reklamuese

Politikë

Hapet gara për aeroportin e Sarandës, Balluku thirrje kompanive: Aplikoni deri në 23 shtator, investimi është 37 MILIONË euro

Shkruar nga Newsbomb
Hapet gara për aeroportin e Sarandës, Balluku thirrje kompanive:

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka hapur sot garën për ndërtimin e aeroportin e ri të Sarandës, një investim që do të kapë vlerën e 37 milionë eurove.

Balluku tha se gara për kompaninë fituese hapet më 2 gusht dhe përfundon më 23 shtator.

Ministrja gjithashtu tha se menjëherë pas lancimit të projektit, do të nisë dhe procesi i shpronësimit të banorëve të zonës.

Belinda Balluku: Mirëdita të gjithëve! Ndodhemi te Ministria e Infrastrukturës për të bërë një njoftim të rëndësishëm sa i takon sektorit të transportit ajror. Prej kohësh kryeministri Rama ka lancuar strategjinë për zhvillimin e avionit civil. Tashmë pas kontratës së re të firmosur nga ne dhe koncensionari dhe një liste të gjatë kërkesash që i kemi shtuar kontratës. Pas hapjes së aeroportit të Kukësit që ka arritur normalitetin po kryhen fluturime që i konstatojmë që kanë interes nga shqiptarët dhe turistët e huaj. Pas firmës së kontartës për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, është momenti final i hedhjes së hapit të ri për lançimin e aeroportit të Sarandës. Është një procedurë më e lehtë se procedurat e tjera është një procedurë e lirë sepse ne si shtet nuk ofrojmë garanci financiare. Do jetë një investim privat 37 milionë euro. Studim i nisur nga 2010. Ne kemi shifra optimiste, në 3-4 vite ne mund të inagurjmë mbi 1 milionë pasagjerë. Kjo garë do të jetë e hapur dhe aktive duke nisur nga data 2 gusht e do qendrojë e hapur deri në 23 shtator, duke i lënë kompanive kohën të marrin të gjitha të dhënat e duhura. Investitori do ketë suportin tonë dhe të ministrive të tjera. Procesi i shpronësimeve do të bëhet ngha shteti shqiptar. Kur të kemi projektin e finalizuar nga kompania fituese, atëherë do të jemi në nisje të shpronësimeve sipas legjislacionit në fuqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu