Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit, Veliaj: Do jetë më i bukuri në Ballkan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot zyrtarisht të hapur garën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në ceremoninë e zhvilluar për çeljen e kësaj gare tha se Teatri Kombëtar është sot në prag të fitores më të madhe, asaj të transformimit në një teatër modern.

“E deklaroj të hapur garën për Teatrin e Ri në Tiranë, aty ku ishte, por 3 herë më i madh seç ishte dhe disa herë më komod seç ishte. Sot jemi në prag të fitores më të madhe, besoj nga të gjithë betejat që janë politizuar dhe janë bërë në qytetin e Tiranës, që ka të bëjë me Teatrin e Ri. Unë jam gati të bë bast se do të jetë patjetër një vend që do fitojë çmime e padyshim, teatri më i bukur në rajonin tonë,” u shpreh ai.

Më tej, në fjalën e tij Veliaj tha se qëllimi dhe detyra është që Teatri i ri Kombëtar të jetë një vend ku do të shkojnë të gjithë, të majtë dhe të djathtë, të moshuar e fëmijë. Megjithatë, mister mbetet projekti, pasi më parë është prezantuar me bujë dhe ai i Grupit Bjarke Ingels (BIG).

Propozimi në vitin 2018 ishte i pakërkuar dhe më pas në media doli se ai ishte “i kopjuar”, një propozimi i vitit 2011 i studios “Forma Architect” për Busan Opera House në Korenë e Jugut.

“Kush është serioz dhe kush nuk do ta përdorë historinë për të bërë histeri, duhet ta shohë të vërtetën ashtu siç është. Detyra jonë nuk është që të na pëlqejnë të gjithë. Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve. Detyra jonë është bëjmë një teatër, ku do vijnë si të majtët, si të djathtët, si të moshuar, si fëmijë, si tironsat ‘den baba den’, si ‘jabanxhinjtë’ që kanë ardhur qoftë edhe për të parë teatër. Kjo është detyra jonë,” tha ai.

Erion Veliaj kujtoi edhe si ka qenë godina e vjetër, kur tha “Le të mos bëhemi patetikë për nostalgjira pa vend, se po të ishin të tillë, nuk do e lejonin që, këtu ku jemi sot, të rrotullohej ruleta e Bingos së teatrit.”

Kryebashkiaku deklaroi se Teatri i ri u vonua edhe per shkak te krizës dhe shtrenjtimit te çmimeve.  Në garën e hapur nga Bashkia e Tiranës pritet të marrin pjesë kompani nga më të mirat ndërkombëtare.

Më shumë




spot_img






spot_img