Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Hapet Bypass-i i Vlorës, Rama e inspekton me Ballukun dhe Ardi Veliun: E kemi pritur prej vitesh, është një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është hapur zyrtarisht edhe Bypassi- i Vlorës, i cili pritet të lehtësojën qarkullimin e makinave gjatë sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ishte në inspektim të këtij Bypass-i së bashku me ministren Belinda Balluku dhe Drejtorin e Policisë Ardi Veliu.

Rama u shpreh se kjo është një nga veprat më spektakolare të infrastrukturës sonë, të cilën e kemi pritur prej vitesh.

“E kishim pritur prej vitesh dhe sot jemi këtu për të thënë që kush niset për në jug, ka një mundësi krejt ndryshe nga çfarë ka qenë, sepse kalohet me lirshmëri të madhe dhe me një fragment natyre të panjohur më parë, të paeksploruar. Me një udhëtim panoramik që e fut në klimën e pushimit çdo turist.

Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore, sepse projketi ishte problematic me ngecje e shpronësime. Në vjeshtë këtu s’ka më kantier”, tha Rama gjatë inspektimit të Bypass-it të Vlorës.

Mesazhi i Ramës në rrjetet sociale:

Bajpasi i Vlorës – Hapet aksi i ri panoramik për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit

Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img