Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Hapen zarfet, deputetët socialistë propozojnë 67 emra për Presidentin e Ri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar 67 emra për Presidentin e ri të vendit. Dje, u mblodh Grupi Parlamentar dhe i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, dhe secili kishte të drejtën të propozonte 3 emra.

Janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Këtë të mërkurë, në orën 15.00 kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të jetë në një takim me shoqërinë civile, për të dëgjuar dhe propozimet e saj për Presidentin e ri. Balla u shpreh se do të dëgjohen dhe propozimet e publikut.

Pasditen e sotme, pritet të nisin dhe negociatat zyrtare me krerët e tre grupeve parlamentare të opozitës. Taulant Ballla do të takohet me kolegët Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu në orën 17.00.

Më shumë




spot_img








spot_img