Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Hapen qendrat tregtare, autoshkollat dhe lokalet, prezantohet plani për kthimin e jetës normale në Maqedoni

spot_img

Lajme të ngjashëm

9aa1dd6eb4f8b041588b6cfbe55a5f83

Maqedonia e Veriut ka prezantuar planin për lehëtësimin e masave ndaj Covid-19.

Qendrat për edukim, trajnim, autoshkollat, qendrat për provime. Këto janë disa nga objektet që do të hapen, duke filluar nga kjo javë. Ndërsa, për javën tjetër pritet të hapen edhe kafenet, restorantet, hotelet dhe kazinot. Këto janë rekomandimet e Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sa i takon lehtësimit të masave, të cilat do të diskutohen në seancë të Qeverisë.

Ministri Venko Filiçe tha se sa i përket lehtësimit të masave për këtë javë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i ka sjell propozimet e saj në bazë të analizave të numrave të ditëve të fundit, sa i përket personave të indetifikuara me koronavirus.

 ‘Këtë javë do të hapen dhe do të vendosen në funskion Qendrat për edukim, trajnim, seminar për të moshuarit, organizim të konferencave, autoshkollat, qendrat për provime, trajnime sportive në ambient të hapur për sporte individuale, tenis dhe bastore tjera nëpërmjet sporteleve pa veprimtari shërbyese dhe qendra tregtare të mbyllura gjithashtu pa shërbime hotelierike si dhe qendra për rehabilitim’, u shpreh ai.

Më tej ministri bëri me dije se prej nesër do të filloj testimi i të punësuarve në çerdhet. Janë afër 2000 të punësuar dhe pritet që brenda një jave të përfundoj kjo dhe të mund të fillojnë me punë.

Ndërkaq të dhënat e ditës së sotme për virusin Covid -19  tregojnë se, janë shtuar 10 raste të reja, 6 raste në Shkup, 2 në Kumanovë dhe nga një rast në Prilep dhe Veles. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë, në Shkup dhe Negotino. Sakaq, ka ndërruar jetë edhe një person nga Dellçeva si pasojë e koronavirusit.

Më shumë

spot_img