Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Hapën lokalin e natës dhe pse ishte pezulluar, në pranga gruaja pronare, akuzohet edhe për fshehjen e të ardhurave

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy pronarë të një lokali në Fier u vendosën në prangat e policisë pasi kundërshtuan forcat e rendit dje në mbrëmje dhe thirrjes së tyre për të mbyllur lokalin e natës.

Shtetasja femër D.M 47 vjece dhe A.H 30 vjec për të dytën herë shkelën aktin normativ të qeverisë për situatën e pandemisë.

Herën e parë, lokali I tyre u pezullua. Por sic duket nuk “kanë venë mend”, dhe e kanë hapur lokalin pavarësisht bllokimit. Tashmë pronarët do të akuzohen edhe për fshehjen e të ardhurave dhe mospagimin e taksave, cka do të rëndojë gjendjen e tyre me institucionet e ligjit.

Fier

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Organizuan në mënyrë të përsëritur aktivitet me muzikë në një lokal nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që ishin gjobitur më parë dhe e kishin të pezulluar aktivitetin për një periudhë 6-mujore, arrestohen në flagrancë 2 pronarët e subjektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në fshatin Mbrostar, kanë konstatuar të hapur një subjekt (lokal nate), i cili ishte gjobitur më parë dhe i ishte pezulluar aktiviteti për një periudhë 6-mujore.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në këtë subjekt, pronarët e subjektit, shtetasi A. H. dhe shtetasja D. M. kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatim i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjendjes së epidemisë”, pronarët e subjektit, shtetasin A. H., 24 vjeç dhe shtetasen D. M., 47 vjeçe, banuese në Vlorë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img