Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Hapen letrat, Berisha do karrigen e kryetarit dhe Basha kundër të gjithëve”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Mentor Kikia komenton zhvillimet e fundit në politikë, sot pas një deklarate të bujshme të kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Parlament.

Basha “i futi në një thes” Ramën, Berishën dhe Metën duke i quajtur “trekëndëshi i Bermudeve”, ndërsa Kikia thotë se tashmë janë “hapur letrat”.

Sipas gazetarit, të gjithë ata që shpresonin se Berisha do të niste procesin e hapjes së PD-së tashmë që i ka bërë të qarta synimet, janë të zhgënjyer. Berisha do karrigen e kryetarit.

Shkrimi i plotë i gazetarit Kikia:

Hapen letrat, Berisha do karrigen e kryetarit dhe Basha kundër të gjithëve

Letrat janë hapur. Për këdo që mund kishte ndonjë dyshim se Sali Berisha e ndezi luftën brenda PD-së për parime dhe moral, ai vetë sqaroi se do të jetë kandidat për kryetar. Padyshim, çdo kandidim tjetër do të jetë i kotë. Përtej legjitimitetit të kongresit të jashtëzakonshëm të PD-së dhe datës së mbledhjes së tij, Sali Berisha do të dalë prej ti si kryetar i ri i PD-së, i papranuar zyrtarisht nga kryetari dhe kryesia aktuale. Pavarësisht se si do të vijojë historia, ajo që ka rëndësi sot edhe pikërisht fakti se Berisha u rikthye si një aktor politik, madje i vijës së ashpër, sikundër ka lajmëruar.

Optimizmi i shumë demokratëve të moderuar, që besonin se Berisha do të hapte vetëm procesin, i cili do të çonte në rithemelimin dhe riorganizimin e PD-së, ndërsa vetë do të qëndronte jashtë, ka rënë. Berisha kërkon as më pak e as më shumë karrigen e kryetarit. E bën për inat të Bashës? E bën për sfidë ndaj SHBA? E bën se i duhet një parti për tu mbrojtur nga s’dihet se çfarë?

Nuk ka shumë rëndësi.

Rëndësi ka që kjo shoqëri dhe mjedisi politik është kaq shterpë dhe kaq i kontrolluar, sa pas 35 vjetësh, alternativa e re për të larguar një qeverisje 12 vjeçare e me një barrë aferash mbi shpinë, është sërish Sali Berisha.

Kjo është fatale dhe tragjike për një shoqëri.

I gjëndur mes zjarresh, Basha duhet të bëjë edhe opozitën në kuvend, por edhe të përballojë furinë e Berishës. Ne këto kushte ai ka zgjedhur të ndajë frontet. Nga njëra anë, sipas tij, është treshja Berisha-Meta-Rama(trekëndëshi i Bermundës), dhe në anë tjetër është ai dhe PD. S’dihet dhe për sa kohë…

E keqja, thonë, ha vetën pasi bëhet shumë e madhe. Por këtu ajo është fryrë aq shumë dhe sërish nuk ngopet. Vazhdon të na hajë ne të tjerëve, duke majmur veten.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img