Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Hapen kutitë e Durrësit në KAS, do të rinumërohen votat që kërkoi LSI për 108 kuti (PAMJET DIREKT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në ambientet e KQZ, në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur pak më parë procesi për rinumërimin e votave për Qarkun e Durrësit. LSI kërkoi rinumërim për 108 kuti dhe pas dakordësisë së djeshme mes anëtarëve, sot ka nisur procesi.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, u shpreh dje se është dakort për hapjen e kutive pasi PS nuk do që mandati i 8-të i fituar në zgjedhje të mbetet në dyshim.

“Nisur nga analogjia e këtij rasti me rastin e Beratit dhe dakordësia e palëve, KAS vendos të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 108 kutive të votimit”, tha po ashtu dje Koli Bele, relatori i kësaj çështje.

Partitë e interesuara kanë ddërguar në KAS përfaqësuesit e tyre që do të vëzhgojnë të gjithë procesin, ndërsa Bele tha se persona të tjerë nuk do të lejohen në sallë, përveç kandidatëve për deputet të interesuar.

Pamjet po transmetohen drejtpërdrejt nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, si dhe nga mediat që janë të pranishme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img