Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Hapen aplikimet për financime në bujqësi, Rama: Jemi në vendin e parë për ndihmën ndaj fermerëve, ja si mund të aplikoni (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5c80f40332ec8f54d29ea50bd486e27c

Nga dita e nesërme do të hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare për fermerët.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se këtë vit Shqipëria është në vendin e parë për financime në mbështetje të projekteve të fermerëve.

Rama shprehet se tashmë aplikimi mund të bëhet shumë thjeshtë nëpërmjet e-albania, duke larguar fermerët nga problemet e shumta që hasnin me pritje të gjata apo rryshfetet që u kërkoheshin.

Tashmë aplikimi i shkon AZHBR-së, me një proces mjaft të thjeshtë, ku për disa minuta mund të aplikohet për përfitimin nga financimi i qeverisë.

“MIRËMËNGJES , duan s’duan ata që kurrë nuk do duan të shohin e të pranojnë ndryshimet reale, sot në bujqësi ndryshimi real po ndodh dhe falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të Bashkimit Europian, ku këtë vit jemi në vendin e parë për financime në mbështetje të projekteve të fermerëve, janë plot investime të reja në proces, në një shumë të përgjithshme për mbështetjes së bujqësisë pakrahasimisht më të lartë se më parë?

Nga ana tjetër skemat kombëtare të mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me skemat e programit të BE-së dhe adresojnë nevoja specifike që nuk mbulohen nga financimet europiane

Jo vetëm kaq, po procesi i aplikimeve nga fermerët është kthyer nga nje torturë letrash, ecejakesh, pritjesh e rryshfetesh, në një proces fare të thjeshtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, ku përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt, në pak minuta aplikimi i shkon AZHBR-së dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë

Nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare dhe duke ju uruar sukses aplikantëve, uroj të keni të gjithë një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img