Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Do hapen 114 kuti votimi në Berat, përfaqësuesi i LSI: Kërkojmë transparencë të madhe nga KAS, besojmë në integritetin e tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi për hapjen e 114 kutive në qarkun e Beratit, për të rinumëruar votat pas kërkesës së LSI-së.

Përfaqësuesi i kësaj të fundit u shpreh në një deklaratë për mediet se LSI kërkon transparencë të madhe nga KAS, pasi nuk mund të tjetërsohet për herë të dytë vullneti i zgjedhësve të Beratit.

“Ne kërkojmë që ky proces të ketë transparencë të madhe nga KAS. Fakti është që nuk mund të tjetërsohet vullneti i zgjedhëse të Berat për të dytën herë. Ne besojmë te integriteti i tyre edhe pse vendimmarrja deri më tani ka qenë e diskutueshme. Kërkojmë objektivitet”, u shpreh përfaqësusi i LSI, Altin Kaziaj.

Mësohet se LSI ka kërkuar rinumërim të votave edhe në qarkun e Durrësit, por ende nuk është marrë asnjë vendim, por ky proces do të realizohet nëse një prej anëtarëve të KAS bie dakord me këtë kërkesë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img