Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
34 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Hape krahun, hape krahun”, ja si kapet një shofer me shpejtësi, Policia Rrugore prezanton makinat inteligjente dhe radarët automatikë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Flota e re e automjeteve të Policisë Rrugore, e pajisur me bazën logjistike bashkëkohore, makinën inteligjente dhe radarët automatikë, ka qenë prej një jave në monitorim të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Këto mjete kanë skanuar shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar, në rrugët urbane dhe në ato nacionale. Shpejtësitë më të mëdha janë konstatuar gjatë orëve të mbrëmjeve dhe gjatë orëve të para të mëngjeseve.

albsig

spring

Gjatë një jave, janë pezulluar 683 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe Janë vendosur 1610 masa administrative, po për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndaluar 233 automjete të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të evidentuara nga makina inteligjente. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administrative përkatëse.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh, për gara shpejtësie.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 431 drejtues mjetesh, për parakalime të rrezikshme në rrugë.

Nga përpunimi që i kanë bërë operatorët pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjente, shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Përveç shpejtësisë së skanuar nga makina inteligjente, nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se drejtuesit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjeteve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img