Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

HAPE DERËN, O ‘K*RVË E MOTIT’!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

88a9e7741b6039309fc5bced89985918

Nga Edi OGA për newsbomb.al

Amerika është një aleate e vyer e Shqipërisë, por destinacioni ynë i detyrueshëm dhe i paracaktuar gjeografikisht dhe historikisht, është Evropa!

Amerika na bën euforikë, kurse Evropa na ul me këmbë në tokë!

Amerika na “shet” modelin e saj të “ëndrrës”, kurse Evropa na “mban me bukë”!

Duhet të mendojmë me tru dhe jo me zemër kur bëjmë zgjedhjen tonë!

Le ta mbajmë mirë me Amerikën, por duhet të zgjedhim Evropën!

Për fatin tonë të keq, Evropa e madhe sot mendon se Shqipëria e vogël nuk i hyn në punë!

Më keq akoma, nga Shqipëria në Evropë në përgjithësi shkojnë “punë të këqija”. Kësisoj Evropa e ka shtyrë “fejesën” me shtetin tonë në “kalendat greke”!

Evropa nuk na bën pjesë të saj nëse nuk i duhemi për ndonjë gjë të hajrit!

As teoritë me “gjeopolitikë”, të tipit “Evropa do na bëjë pjesë të saj me hir ose pahir, sepse përndryshe “na merr Rusia”, duket se nuk po pinë ujë!

Çfarë përfaqëson Shqipëria për Evropën?

Çfarë i jep Shqipëria Evropës që ajo të ketë interes për të?

Nuk guxoj të them “asgjë”, por të gjithë mendoni si mua po t’ju them që i japim shumë pak! Në fund të fundit, çfarë kërkon Evropa nga ne? A mos kërkon shumë? A mos kërkon aq shumë sa ne nuk ia plotësojmë dot?! Jo! Evropa nga ne nuk kërkon shumë!

Evropa kërkon gjëra “të bëshme” dhe mbi të gjitha të vlefshme në rradhë të parë për vetë ne shqiptarët!

Evropa nga ne kërkon stabilitet politik, ekonomik dhe social, zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi funksionale, luftë kundër korrupsionit, luftë kundër kriminalitetit të organizuar dhe trafiqeve si edhe respektim të të drejtave të njeriut!

Evropa nga ne shqiptarët nuk kërkon qiqra në hell!

Evropa nuk na kërkon hurma qabeje apo vaj balene, “produkte” që nuk i kemi!

Evropa na kërkon “gjëra” normale për një shtet demokratik që ka synim të zhvillohet dhe të përmirësojë jetesën e qytetarëve të saj!

Nëse ato që kërkon Evropa nuk realizohen, nuk na pranon as Rusia, as Turqia dhe as Afrika!

Pa përmbushur ato kushte, ne nuk mund të qëndrojmë gjatë as si shtet i pavarur!

Njerëzit do të largohen dhe vendi do të boshatiset!

Në fakt, njerëzit po largohen dhe vendi po boshatiset frikshëm që tani!!!

Përse? Sepse këtu nuk jetohet më! Sepse “ky vend nuk bëhet”! (vdektë jashtë vendit, ai që e ka thënë këtë për herë të parë)

Unë mendoj se ky vend bëhet dhe do të bëhet!

Nëse diskush mendon se ky vend nuk bëhet, është i lirë të shkojë ku të dojëdhe të mos jetojë e punojë këtu me këtë mendim, sepse jeton keq dhe punon mbrapsht. Punon që ky vend të mos bëhet sepse ju mendon se ky vend nuk bëhet!

Dikush mund të thotë se ne qytetarët kemi shumë pak në dorë, sepse vendin e kanë në dorë pushtetarët dhe oligarkët! Pjesërisht dakord, por a nuk i “karikojmë” ne bateritë e këtij pushteti një herë në katër vite?!

Zgjedhjet po afrojnë dhe ato janë një rast i mirë që ne të afrohemi me Evropën! Mbase i fundit! Le të përpiqemi të mos e shpërdorojmë! Le t’ua “dhjesim” atyre që thonë se ky vend nuk bëhet!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img