Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Hap rrugën, universiteti është i joni”, studentët përplasen me policinë tek "Filologjiku"

Shkruar nga Newsbomb
“Hap rrugën, universiteti është i joni”,

Një situatë e tensionuar është krijuar te Fakulteti i Filologjisë, ku studentët janë përplasur me policinë.

Policia e cila qëndronte në hyrje të universitetit nuk ka lejuar që studentët që nuk janë të vaksinuar, apo që nuk kanë një test negativ kundër Covid-19 të futen në Universitet.

Nxënësit janë mbledhur para derës dhe janë përplasur me policinë, teksa bërtasin “hapni rrugën, universiteti është i joni”.

Kujtojmë që sot ka filluar viti i ri akademik, disa Universitete kanë lejuar që nxënësit e pavaksinuar të futen në shkollë, e të tjera jo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll