Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Hap dyert Spitali Memorial i Fierit, mbi 80 pacientë marrin shërbimin nga 19 mjekë shqiptarë dhe 7 turq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme Spitali Memorial i Fierit ka hapur dyert për qytetarët që kanë nevojë të marrin shërbimin spitalor.

Gjatë ditës së parë të punës në spital janë paraqitur 35 qytetarë, kryesisht nga qyteti i Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës, të cilët kanë marrë kryesisht ndihmë ambulatore, ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme ka patur 45 qytetarë që i ajnë drejtuar këtij spitali.

“Kemi bërë një hapje sipas fazave. Dje ishte dita e parë e hapjes me shërbimet ambulatorike, urgjencat e para, sharbimi i imazherisë së avancuar, shërbimet e tjëra të mjekësisë interne vizita të ndryshme me mjeke të ndryshëm sipas nevojave të pacientëve. Kemi konsultuar 35 pacientë pacientë, kemi realizuar 4 skaner dhe 2 rezonancë magnetike”, tha njëri prej mjekëve.

Në shërbim të pacientëve do të jenë 19 mjek shqiptarë dhe 7 turq, ndërkohë që spitali ka një kapacitet prej 150 shtretërish.

“Kjo është hera e parë që po punoj jashtë Turqisë. Kam vënë re që edhe mjekët shqiptarë janë shumë profesionist dhe kanë shumë dëshirë për të punuar. Dje kanë ardhur mbi 10 veta për rezonancë dhe radiologji”, tha njëri nga mjekët turq.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img