Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Hap dyert ambasada shqiptare në Australi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21721aacb309659a0b04e07f6657c025

Shqipëria ka çelur një seli të re diplomatike, në Kanberra të Australisë.

Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm Gent Cakaj, duke thënë se kjo ambasadë do të mundësojë intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë.

Sipas Cakajt Ambasada në Kanberra do të ofrojë afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.

Postimi i Cakaj:

Edhe një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë

Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë!

Ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët

e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur

numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithës!

Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.

Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin.

Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeo-politike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeo-strategjike e saj.

Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një

funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore

për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).

Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.

Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë

është një veprim me peshë të patjetërsueshme!

Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img