Një 27-vjeçar në Afrikën e Jugut gjeti një mënyrë naive për të ngrënë çdo ditë ushqim falas.
Sipas Daily Mail, 27-vjeçari vizitonte dyqanet e ‘KFC’ dhe thoshte që e kanë dërguar nga zyrat qendrore për të provuar cilësinë e produkteve dhe të ushqimeve.
Kështu që ai hante pafund pa paguar për një vit derisa u zbulua dhe u arrestua. Sipas agjensisë ‘African Voice’, 27-vjeçari tani kërcënon burgimin deri në 6 muaj por lajmi i tij u bë viral dhe mijëra përdorues i kanë dhënë pseudonimin ‘Perendia e Ushqimit’.