Hapësire reklamuese

Bota

Hamas: Rikthehet Intifada nëse SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizja palestineze Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, kërcënoi sot me rikthimin e Intifadës nëse SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqendër e Izraelit apo vendos të transferojë ambasadën e saj.

“Ky komplot nuk do të kalojë, ne ju paralajmërojmë kundër çdo vendimi në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje popullit tonë për të ringjallur Intifadën në rast të marrjes së vendimeve të padrejta në lidhje me Jeruzalemin”, tha lëvizja islamiste në një deklaratë.

“Jeruzalemi do të mbetet arab dhe palestinez pavarësisht çfarë vendimi që merret në lidhje me qytetin e shenjtë”, shtoi Hamasi, i konsideruar si terrorist nga ana e Izraelit, SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi gjatë fushatës së tij për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem, si shtojcë e një ligji të Kongresit të miratuar në 1995 por zbatimi i tij është i bllokuar çdo gjashtë muaj, prej dy dekadash, nga presidentët e njëpasnjëshëm amerikanë në sajë të një klauzole përjashtuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu