Hapësire reklamuese

Bota

Hamas: Më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në Gaza nga 7 tetori

Shkruar nga Newsbomb
Hamas: Më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë

Hamasi ka deklaruar bilancin për njerëzit që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Në një deklaratë në rrjete sociale, Hamasi thekson se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza deri më tani i ka kaluar 20,000.

Por Izraeli dhe SHBA më parë kanë hedhur dyshime mbi raportet e publikuara nga Hamas dhe dyshojnë se MInistria e Shëndetësisë është nën presion nga grupi terrorist.

BBC raportoi se numri i të vrarëve në Gaza mund të jetë i lartë, por ende është vështirë të dilet me shifra zyrtare, pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e shkatërruara.

Më herët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se diskutimet për një armëpushim në Gaza po mbahen në mënyrë serioze.

Ndërsa Netanyahu deklaroi se Lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet, deri në fitore.

“Kushdo që mendon se ne do të ndalemi nuk është i lidhur me realitetin", - kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke përjashtuar kështu një armëpushim.

Sipas raporteve të mediave izraelite, negociatat mendohet të përqendrohen në një marrëveshje për të liruar disa nga pengjet e mbetura, ndoshta në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese