Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

"Hamami i Grave" mbyll me sukses premierën 4 ditore në Teatrin Skampa

Shkruar nga Newsbomb
"Hamami i Grave" mbyll me sukses premierën 4 ditore në

Komedia “Hamami i Grave” është shfaqur me sukses për 4 ditë me radhë në sallën e Teatrit Skampa të Elbasani. Regjsori Londo vendsi që premierën e shfaqjes ta japë në qytetin e adoleshencës së tij, Elbasan, më 13, 14, 15 ,16 nëntor.

Fabula e "Hamamit të Grave"

Shtatë gra grumbullohen si zogjtë në kafazin e dëshiruar, “Hamami i grave”, në të cilin pastrohen nga myku i trupit dhe shpirtit, i gatuar nga dora e mashkullit që shfaqet vazhdimisht në prapaskenë.

Grave – zogj të pafata u presin pemën ku këndojnë. Ato hijëzohen. Komedi e magjishme, interpretim i hatashëm, kostume hamami që nuk të bezdisin, muzikë live nga një violiniste, këngëtare dhe kërcimtare që përfaqësojnë agimin.

Teatri Shëtitës i Kiço Londos

Në strukturën urbane të kryeqytetit, bulevardet e mëdha funksionojnë  edhe si "perde". Ndërsa mijëra automjete vërshojnë ditë dhe natë, duke sinjalizuar jetën e shpejtë të kryeqytetit, askush nuk u shmanget këtyre bulevardeve për të parë se çfarë fshihet në rrugicat e qyteteve të vogla.

Teatri Shëtitës bën pjesë në kategorinë që e hedh vështrimin në ngushticat jashtë kryeqytetit. Gratë e hamamit, dhunën, shkatërrimin, frikën dhe mungesën e shpresës e kthejnë në jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll