Hapësire reklamuese

Rajoni

“Hallin e pronave do t’ua zgjidh unë”, arrestohet “ministri” në kryeqytet, policia i bastis shtëpinë

Shkruar nga Newsbomb
“Hallin e pronave do t’ua zgjidh unë”, arrestohet

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një person është prezantuar si “minister” dhe ka mashtruar dy persona, duke u thënë se do t’i ndihmonte në një çështje që ka të bëjë me pronat, kundrejt parave.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Mashtrimi“ dhe Falsifikimi i dokumenteve”. Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet R.B., të cilit gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që do të përdoren si prova në procedurë penale. 

Personi me inicialet (R.B.),dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar (ministër) dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmoj në një çështje pronësore. Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.” I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll