Hapësire reklamuese

Politikë

“Halli vjen nga paqëndrueshmëria e politikës”, Braçe: Auditoni tokat, po vriten njerëzit për këtë punë

Shkruar nga Newsbomb
“Halli vjen nga paqëndrueshmëria e politikës”,

Deputeti socialist, Erion Braçe në Komisionin Ekonomik të Financave ka ngritur disa shqetësime në lidhje e problemet që përballen bujqërit në vend.

Ai tha se bujqësia është ndër sektorët që ka më shumë probleme dhe vështirësi.

“Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga apo paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mund të mbajë struktura por të bujqësia nuk mban. Ju e njihni fare mirë. Problemi i i parë është qëndrueshmëria e politikave në bujqësi e skemave të mbështetjes. Të paktën ta dijë bujku se kush do të jetë politika e mbështetjes për të. Po ashtu politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk e ndihmojnë prodhimin në fshat.

Nëse qeveria apo qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur pikat e grumbullimit, në anën tjetër taksimin nuk e ka ndihmuar. Është momenti të ulemi me qëllim t’i japim fshatit atë që i takon. Ju keni shumë të drejtë që shtoni para, por a mjaftojnë ata para? Shihni shifrat e tremujorit të dytë është i vetmi sektor që nuk ka rritje. Ata pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet, nuk e shtyjnë dot më duke i gënjyer. Nuk mban më…Po shikoja disa lajme që duan nesër të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit, po bujqit çfarë do të bëjnë…Po me prodhimin që është në se serë çfarë do të bëhet?”, tha më tej Braçe.

Ndër të tjera ia tha se duhet të auditohen tokat, pasi njerëzit po vriten për këto prona

“Pra të bëhet një auditim i vlefshmërisë i këtyre kontratave në raport me detyrimet kontraktuale që kanë patur për të ushtruar në veprimtarinë bujqësore dhe shteti të paktën të marrë mbrapsht ato që i takojnë. Askush nuk bën asgjë ndërsa në zona si puna e Fierit edhe vriten për këto gjëra”tha andër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.